Zelensky: Ukraina duhet ta pranojë që nuk do të anëtarësohet në NATO

15/03/2022 18:10

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha këtë të martë se vendi duhet ta pranojë se nuk do të jetë në gjendje t’i bashkohet NATO-s.

Duke folur në një video-konferencë me zyrtarët kanadez më herët sot, presidenti ukrainas tha: Ukraina nuk është anëtare e NATO-s. Ne e kuptojmë këtë. Ne jemi njerëz adekuat.  Ne kemi dëgjuar prej vitesh se dyert ishin të hapura, por kemi dëgjuar edhe që nuk mund të bashkoheshim, është një e vërtetë dhe duhet njohur.

“Më vjen mirë që njerëzit tanë kanë filluar ta kuptojnë këtë dhe të mbështeten tek vetja dhe partnerët tanë që na ndihmojnë”, shtoi presidenti ukrainas.

Para pushtimit, Vladimir Putin kishte kërkuar që Ukrainës t’i ndalohej të bashkohej ndonjëherë me NATO-n.

Top Channel