Liderët e tre shteteve europiane do të udhëtojnë për në Kiev për tu takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin ukrainas Denis Shmyhal.
Në një njoftim, zyra e shtypit tha se kryeministri polak Mateusz Morawiecki, zëvendëskryeministri Jarosław Kaczyński, kryeministri çek Petr Fiala dhe kryeministri slloven Janez Janša do të vizitojnë kryeqytetin e Ukrainës si përfaqësues të Këshillit Europian.
“Vizita është organizuar në konsultim me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Qëllimi i vizitës është të konfirmohet mbështetja e qartë e të gjithë Bashkimit Evropian për sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës. Qëllimi i kësaj vizite është gjithashtu të paraqesë një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën dhe ukrainasit”, thuhet në deklaratë.
Top Channel