Zelensky: Lufta tregoi se cilët janë miqtë tanë të vërtetë

15/03/2022 17:06

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë fjalës së tij me deputetët kanadezë u kërkoi atyre të imagjinojnë se çfarë do të bënin nëse Kanadaja do të ishte në situatën e Ukrainës.

“A mund ta imagjinoni t’i thërrisni kombet e tjera mike dhe t’u kërkoni atyre ‘ju lutemi mbyllni qiellin, mbyllni hapësirën ajrore. ndaloni bombardimet.Dhe nga ana e tyre ata shprehin shqetësimet e tyre të thella për situatën. Ne flasim me partnerët tanë dhe ata thonë ‘ju lutem duroni edhe pak”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas e përshkroi situatën si të tmerrshme, duke shtuar se “na lejoi të shohim se cilët janë miqtë tanë të vërtetë këto 20 ditët e fundit”.

Top Channel