Vajza e Donald Trump ndan foton, ja librat që po lexon për të mësuar më shumë rreth Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimi vërtet nuk dërgoi ushtarë të luftonin në Ukrainë, por veç ndihmës financiare, e furnizoi këtë vend edhe me armë e pajisje ushtarake nga të avancuarat.
Tre janë sistemet më të fuqishme raketore në duart e ukrainasve sot, që shkatërrojnë çdo gjë, nga tanket e deri tek helikopterët rusë. Në kohën kur lufta ka hyrë në ditën e 20-të, ushtria e Ukrainës ka përdorur masivisht raketat anti-tank “Javelin” , fjala më e fundit e teknologjisë amerikane. Këto raketa inteligjente nuk i godasin tanket dhe mjetet e blinduara drejtpërdrejte: nga platforma e lëshimit, ato ngrihen një herë në ajër pastaj bien mbi objektiv në pjesën më të ekspozuar të tij, një kurth nga i cili zor të shpëtohet.
Veç sistemit amerikane Javelin, në Ukrainë po përdoret gjerësisht edhe anti-tanku NLAW, i krijuar fillimisht nga një projekt i përbashkët suedezo-britanik me qëllimin të zëvendësonte armët e Luftës së Ftohtë. Ai fluturon mbi tankun apo mjetin e blinduar dhe shpërthen në momentin kur gjendet mbi të, duke e shkatërruar. Deri tani, ka rezultuar mjaft efikas ndaj pajisjeve ruse.
Shumë i suksesshëm në fushëbeteje duket të jetë dhe sistemi i lëvizshëm anti-ajror Stinger, i cili është i lehtë e mund të mbahet dhe në krahë nga ushtarët. Raketat e tij e ndjekin vetë objektivin pasi kanë aftësinë të gjurmojnë nxehtësinë e motorit.
Top Channel