Ky është Denisi i vogël. Vetëm 3 vjeç dhe ai së bashku me nënën dhe vëllain më të madh strehohet këtu qëkur shtëpia iu shkatërruar nga bombat në Irpin. Metroja e Kievit 50 metra nën dhe është e vetmja siguri që mund t i japë familja e mbetur vetëm sepse babai ka shkuar në front.
“Ikëm me vrap. Mblodhëm vetëm pak rroba dhe u larguam. I lamë të gjitha gjërat tona në shtepi. Jemi me fat që fqinjët na morën me makinën e tyre pak përpara se fshati ynë të bombardohej.Nuk munda ta njoftoj bashkëshortin menjëherë,por tani ai e di seku jemi dhe uroj që një ditë të jemi të gjithë bashkë si më parë.”
Kjo është Zvetllana e cila punon në metro. Sot ajo është në shërbim për të komanduar trenat,por ndryshe nga çdo ditë pune para luftë ajo nuk drejton më trenat por njerëzit.
Ludmilla ka qenë mësuese. Tani është në pension. Ka ardhur në metro me vajzën dhe motrën e saj. Dy djemtë i ka në front.
Pasioni për të lexuar nuk i ka ikur, edhe pse ka vendosur të lërë banesën dhe të strehohet ne metro nga frika e bombardimeve.
Po lexoj thotë ajo,nuk kam shumë të bëj. Jam këtu dhe shpresoj që e gjithë kjo të mbarojë dhe agresorët të kthehen andej nga kanë ardhur.
Top Channel