Rusët hedhin në erë aeroportin e Dnipros, ukrainasit i shkatërrojnë 400 tanke, 80 avionë

15/03/2022 14:16

Raketat ruse shkatërruan krejtësisht pistën e aeroportit të Dnjipros, në lindje të Ukrainës, teksa fushata e bombardimeve te pameshirshme mbi vendin paqësor, vazhdon.

E gjithë struktura e aeroportit ka pësuar dëme masive, e ka dalë jashtë funksionit. “Pista është kthyer në një gropë të madhe, terminali është dëmtuar rëndë, këtu tani ka vetëm shkatërrim”, shkruan në rrjetet sociale kreu i administratës rajonale, Valentin Rezniçenko. “Do të duhet shumë kohë dhe shumë punë për ta rikthyer aeroportin në gjendjen që ishte”, shton ai.

Forcat ukrainase nga ana tjetër kanë përditësuar bilancin e humbjeve ruse, i cili sipas tyre, është mjaft i thellë nga sa pretendon Moska. Në ditën e 20 të agresionit të Moskës, autoritetet në Kiev pretendojnë se viktimat në radhët e ushtrisë ruse, janë shtuar. Ato flasin për 13,500 ushtarëve rusë të vrarë e thonë se i kanë shkatërruar armikut 81 avionë luftarakë e 95 helikopterëve.

Llogaritet po kështu t`i kenë shkatërruar ruseve edhe 404 tanke e 150 njësi artilerie si dhe 64 sisteme raketore. Që në ditën e parë të pushtimit, ukrainasit bënë një rezistencë të ashpër e i shkaktuan jo pak dëme forcave ruse, ndërsa pavarësisht se kanë përballë një fuqi të madhe ushtarake, kjo nuk e ka ulur moralin e tyre, përkundrazi.

Top Channel