“Po na masakrojnë në Ukrainë”/ Ushtarët rusë me duart në kokë: Na falni, na gënjyen

15/03/2022 14:01

“Na falni, na gënjyen, na tradhtuan edhe ne ashtu si ju”: dikush me duart në kokë, një tjetër që nuk mban dot lotët: konferenca për shtyp e një grupi ushtarësh rusë të kapur rob në Ukrainë, është përhapur me shpejtësi në rrjet. 7 oficerët e zbulimit rus u rrëzuan me avionët e tyre javën që shkoi. Më vone, iu dha mundësia të flisnin për gazetarët dhe të kërkonin ndjesë për veprimet e vendit të tyre.

“I kërkoj ndjesë për veten time dhe për skuadrën time çdo shtëpie, çdo rruge e çdo qytetari të Ukrainës, të moshuarve, grave, fëmijëve tokat e të cilëve i kemi pushtuar. Kërkoj falje thellësisht për këtë pushtim të pabesë. Krerëve të njësive tona ushtarake u them një gjë: u sollën si burracakë, e u treguan të pabesë edhe me ne”, tha njëri prej ushtarëve, 34 vjecari Galkin Sergey Alekseevich nga Roschchinsky i Rusisë.

“I bëj thirrje shtoi ai, të gjithë regjimenteve ruse në Ukrainë të ulin armët e të tërhiqen, dhe presidentit Vladimir Vladimirovich Putin i them t`i japë fund luftimeve, t`i japë fund dërgimit të ushtarëve rusë këtu për të vrarë civilë. Apeli i tij i dëshpëruar erdhi në kohën kur disa ushtarë të demoralizuar rusë telefonuan më herët familjet e tyre duke i thënë se “në Ukrainë, po i masakrojnë”, ndërsa një parashutist shpërtheu në lot kur ukrainasit e ndihmuan të telefonte nënën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA