Protesta e saj është gati e paimagjinueshme për kushtet në të cilat ndodhet. Gazetarja ruse Marina Ovsyannikova, hyri në studion e lajmeve të Channel 1 në Rusi gjatë kohës së transmetimit të drejtpërdrejtë, dhe ngriti pas shpinës së prezantues një pankartë ku shkruhej: “Jo luftës. Mos i besoni propagandës. Ata po ju gënjejnë”.
Pas përpara gjestit të vet tejet të guximshëm, Marina kishte regjistruar një video në të cilën shpjegonte se “ajo që po ndodh në Ukrainë është një krim dhe Rusia është vendi agresor.
Marina Ovsyannikova: Përgjegjësia e këtij agresioni rëndon në ndërgjegjen e një njeriu, e ai njeri është Vladimir Putin. Im atë është ukrainas, nëna ime është ruse. Këto dy vende nuk kanë qenë kurrë armike. Kjo varëse që mbaj në qafë është simboli se Rusia duhet ta ndalojë menjëherë këtë luftë vëllavrasëse dhe mes kombeve tona, të rikthehet paqja.
Punonjëse e të njëjtit televizion, gruaja fill pas veprimit të saj u vu në pranga u dërgua në një stacion policie, por avokati i vet thotë se nuk ka mundur ta gjejë klienten e tij, dhe nuk ka më asnjë kontakt me të.
Top Channel