Pentagoni thotë se trupat ruse po përparojnë pak në terrenin e Ukrainës, ndërsa jemi në ditën e 20-të që nga nisja e pushtimit të tyre.

Një kolonë trupash që lëviz drejt Kievit ndodhet rreth 20 km jashtë tij.

Rusët vazhdojnë të përballen me rezistencë të ashpër në përpjekjen e tyre për të marrë Kharkivin,  qyteti i dytë më i madh i Ukrainës  dhe Mykolaiv, një qytet jugor pranë Detit të Zi.

Megjithatë, forcat pushtuese kanë izoluar Chernihiv në veri dhe Mariupol në juglindje, megjithëse SHBA thotë se Ukraina po punon për të mbajtur linjat e komunikimit të hapura me udhëheqësit lokalë.

Zyrtari i mbrojtjes thotë se rusët dhe ukrainasit kanë përdorur rreth 90% të fuqisë së tyre luftarake.

Më shumë armë të financuara nga SHBA pritet të mbërrijnë në Ukrainë gjatë 24 orëve të ardhshme, tha zyrtari amerikan.

Top Channel