Bisedimet rifillojnë nga ekrani, Zelensky: Na nisni më shumë armë!

15/03/2022 16:34

Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë kanë rinisur negociatat pas pauzës së një dite më parë, e pohuar kjo nga mediat ukrainase që citojnë një anëtar të delegacionit të Kievit, David Arakhamia të pohojë se “bisedimet janë duke u zhvilluar”, por ka ofruar asnjë detaj tjetër.

Më herët, Oleksiy Arestovich, këshilltar i presidentit Volodymyr Zelensky që shprehur se lufta e Ukrainës me shumë gjasë, do të mbyllet në fillim të majit. Argumenti i tij për supozimin e një afat të tillë kohor të konfliktit, buron duket nga logjika e thjeshtë: sipas Arestovich: burimet ruse zgjasin vetëm deri në maj, pas kësaj nuk do të ketë më mundësi për të vazhduar pushtimin e vendit fqinj.

Bisedimet mes Kievit e Moskës, në të cilat Arestovich nuk është i përfshirë personalisht, deri më tani kanë prodhuar pak rezultat. E vetmja gjë që është arritur nga këto negociata ka qenë hapja e disa korridoreve humanitare për largimin e civilëve nga qytetet e rrethuara ukrainase.

“Mendoj se në maj do ta kemi marrëveshjen e paqes. Mbase ndodh edhe më shpejt, nuk i dihet. Po përmend këtu një datë të mundshme. Ne megjithatë po punojmë me të gjithë forcën që ujdia të vuloset sa më shpejt; shpresojmë për një javë ose dy dhe trupat ruse të tërhiqen”, u shpreh ai duke shtuar skenari më i çmendur do të ishte që Rusia të dërgojë rekrutë pas vetëm një muaj trajnimi e përplasjet taktike të zgjasin për një vit. Vetë Zelensky kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që të dërgojë më shumë armë në Ukrainë.

Armët që na nisni për një javë na mjaftojnë vetëm për 20 orë, u shpreh ai, ndërsa kryeministri britanik Boris Johnson e konsideroi me vend kërkesën e presidentit ukrainas.

Top Channel