3000 të rinj i janë bashkuar Forcave të Armatosura, 305 kandidatë nisin për stërvitje në Bunavi

15/03/2022 17:06

Mbi 300 të rinj e të reja fituan të drejtën të bëhen pjesë e personelit të Forcave të Armatosura në përfundim të fushatës së rekrutimit që u shtri në të gjithë vendin në periudhën tetor 2021 – janar 2022.

Kandidatët për ushtarë/detarë do të kryejnë stërvitjen bazë në Bunavi. Në ceremoninë e përcjelljes së tyre, Zv.ministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici përgëzoi për punën e bërë Shtabin e Përgjithshëm i FA, Qendrën e Personel Rekrutimit, si dhe të gjithë personelin e angazhuar në kushtet e vështira të pandemisë së Covid 19.

Duke iu drejtuar të rinjve, zv.ministrja Bici u shpreh: “Nga dita e sotme ju jeni pjesë e Forcave të Armatosura. Do të keni kontratë pune të rregullt dhe të sigurt; shërbim shëndetësor falas për vete e familjen; mundësi arsimimi dhe kualifikimi brenda e jashtë vendit pa pagesë; aftësim profesionale; si dhe përfitoni të gjitha të drejtat që parashikon Statusi i Ushtarakut të Republikës së Shqipërisë”.

Gjatë fushatës së rekrutimeve u regjistruan sipas kritereve 409 kandidatë, 46 prej tyre femra. Por vetëm 305 prej kandidatëve fituan të drejtën për t’u bërë pjese e personelit të FA.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA