“Të shmangim Luftën e Tretë Botërore”/ Ukraina: Kemi nevojë për ndihmë!

14/03/2022 10:50

Ukraina ka kërkuar që vendet perëndimore që të japin ndihmën e tyre maksimale në luftën kundër Rusisë.

Ministri i Jashtëm i vendit, Dmytro Kuleba e ka përsëritur lutjen, duke kërkuar dështimin e Putinit, në  mënyrë që të shmanget Lufta e Tretë Botërore.

Ukraina lufton me sukses, por ne kemi nevojë që ju të na ndihmoni të luftojmë. Na siguroni të gjitha armët e nevojshme. Zbatoni më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe izoloje atë plotësisht. Ndihmo Ukrainën ta detyrojë Putinin të dështojë dhe do të shmangim një luftë më të madhe.”

Disa qeveri perëndimore kanë frikë se përfshirja e tyre mund të përshkallëzojë situatën.

Top Channel