Raketat ruse shënjestrojnë autobusin në Kiev, një viktimë dhe 6 të plagosur

14/03/2022 11:39

Raketat ruse të hënën kanë goditur një autobus elektrik në Kiev, duke shkaktuar humbjen e një 59-vjeçari dhe plagosjen e 6 të tjerëve.

Forcat ruse sapo goditën me një raketë autobusin rus, brenda qytetit të Kievit, është shkatërruar çdo gjë. Rusët kanë filluar të godasin objektivat civile. Krateri është shumë i madh”, tregon gazetari Artur Bibe, i cili prej disa ditësh ndodhët në Ukrainë.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tha se mbetjet e raketës shkatërruan një autobus dhe i vunë flakën një ndërtese banimi në lagjen Kurenivka të kryeqytetit, pasi u kapën nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.

Autobusi, i cili u shkatërrua plotësisht, nuk kishte asnjë pasagjer.

Nga pamjet e publikuara shihen njolla gjaku, ndërsa deri më tani është raportuar vetëm për një viktimë dhe gjashtë persona të tjerë të plagosur.

Edhe këtë të hënë forcat ushtarake ruse sulmuan me raketa kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Në shënjestër fillimisht u vu uzina aeronautike Antonov, ku sipas burimeve ukrainase të paktën dy persona vdiqën.

 

 

Top Channel