Kërcënimet ndaj bazës britanike në Qipro, autoritetet rrisin masat mbrojtëse në rast të një sulmi tjetër nga Irani Davide Martello, një pianist gjerman, luajti në piano pranë kufirit ukrainas në qytetin polak Medyka për të përhapur mesazhin e paqes përmes muzikës.
“Vendosa të vij këtu dhe të luaj për refugjatët që vijnë nga Ukraina. Tensioni është shumë i ashpër dhe mendoj se muzika relakson çdo gjë . Unë do bëj gjithçka për të përhapur një mesazh paqeje përmes muzikës, ky është qëllimi kryesor”, tha ai.
Artisti tha më tej se njerëzit duhet të jenë të bashkuar: Dua të jap mesazhin e botës pa kufij, ne nuk jemi shtete por jemi njerëz, dhe duhet të jemi të gjithë të bashkuar.
Davide është i njohur për performancat e tij në zonat e luftës. Nga Afganistani në Ukrainë, Davide ka bërë emër duke sjellë qetësi përmes muzikës në zonat ku ka konflikte.
Top Channel