Forcat ruse vazhdojnë bombardimet në Ukrainë duke shkatërruar ndërtesa dhe vrarë civilë.
Pamjet me dron të mundësuara nga Daily Mail kanë kapur momentin kur raketat ruse e kthyen qytetin e rrethuar jugor të Ukrainës, Mariupol, në vend të shkatërruar.
Fotot tregojnë se si tymi ka pushtuar vendin dhe ndërtesat e larta tashmë janë rrënuar.
Aty shihet se si vazhdojnë të digjen disa ndërtesa që janë goditur nga sulmet me raketa
Lufta 19-ditore në Ukrainë ka pasur një numër të lartë sulmesh me raketa duke shkaktuar dëme të pallogaritshme.
“Ky është sulmi i fundit brutal i Rusisë në Mariupol, i cili ka mbetur pa ushqim, ujë të pijshëm ose ilaçe për gati dy javë. Banorët janë të detyruar të kërkojnë ujë, disa ecin deri në tre kilometra për të gjetur furnizime të cilat më pas duhet t’i ziejnë para se ta pinë”, raportoi punonjësi i MSF, Olexander, i cili ndodhet brenda qytetit, sipas Daily Mail.
Gjendja në Ukrainë po mbete alarmante ku përveç sulmeve të shumta nga pala ruse, në disa vende ka mungesë të ushqimeve, ujit dhe ilaçeve.
Top Channel