Lideri çeçen Ramzan Kadyrov, aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, pretendon se ka udhëtuar në Ukrainë për të takuar trupat çeçene që po luftojnë përkrah forcave ruse.
Al Jazeera thotë se kanali televiziv çeçen Grozny postoi një video që e tregonte Kadyrovin në një dhomë të errët me uniformë ushtarake duke diskutuar me trupat e tij për një operacion ushtarak 7 km nga kryeqyteti ukrainas, Kiev.
Sipas al jazeera, videoja është filmuar në Hostomel, një fushë ajrore pranë Kievit e pushtuar nga forcat ruse në ditët e para të ofensivës së tyre. Sidoqoftë, ajo thotë shkruan se nuk ka mundur të verifikonte në mënyrë të pavarur pretendimet e Kadyrov.
Ditën tjetër ishim rreth 20 km nga ju nazistët e Kievit dhe tani jemi edhe më afër”, shkroi Kadyrov. Ai u bëri thirrje forcave ukrainase që të dorëzohen “përndryshe jeni të mbaruar”. Kadyrov, i cili shpesh e ka përshkruar veten si “ushtari këmbësor” i Putinit, ka postuar video të trupave çeçene të armatosura rëndë në rajonin e Kievit si pjesë e forcës pushtuese të Rusisë.
Ai është akuzuar vazhdimisht nga grupet e të drejtave të njeriut, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për shkelje të të drejtave, të cilat i mohon. Moska luftoi dy luftëra me separatistët në Çeçeni, një rajon kryesisht mysliman në Rusinë jugore, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.
Por që atëherë ajo ka derdhur shuma të mëdha parash në rajon për ta rindërtuar atë dhe i ka dhënë Kadyrovit një masë të madhe autonomie.
Top Channel