FOTOT/ Tirana mbushet plot për Ditën e Verës, mijëra njerëz shijojnë festën e bukur

14/03/2022 13:53

Mijëra qytetarë nga i gjithë vendi zgjodhën Tiranën për të festuar Ditën e Verës.

Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh për të gjitha grupmoshat, duke filluar që nga fëmijët dhe deri tek të rriturit, duke bërë që mijëra qytetarë të vërshojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në stage përballë Kryeministrisë u ngjitën artistë të të gjitha zhanreve muzikorë, duke filluar nga Ansambli Popullor, Filarmonia, Artistë dhe grupe të rinj, por edhe artistë të afirmuar.

Të shumtë ishin të apasionuarit pas automobilizmit. Sheshi “Skënderbej” u kthye sot në një ambient argëtues fëmijët, por dhe të rriturit patën mundësi të bëjnë foto me koleksionin e makinave RETRO, së bashku me automjete dhe moto të tjera epoke. Të apasionuarit pas automjeteve patën mundësi që të njihen dhe me makinat sportive dhe motorët në një ambient festiv dhe me muzikë të zgjedhur.

Duke përfituar dhe nga dita e pushimit, fëmijët “pushtuan” Parkun Rinia ku u zhvilluan lojëra të shumta. Për më të vegjlit, Bashkia e Tiranës kishte menduar duke sjellë animatorë, Cirkun, Teatrin e Kukllave.

Një vëmendje e veçantë në 14 mars i është kushtuar dhe biznesit dhe panairit të produkteve të zonës. Kështu, hapësira në Bulevardin para Piramidës në të dy anët e saj kishte stenda Biznesi dhe Stenda për Startup.

FOTO GALERI
6/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA