Erdogan pret kancelarin gjerman Scholz në Ankara (fotot)

14/03/2022 20:19

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka pritur sot kancelarin gjerman Olaf Scholz që erdhi për një vizitë zyrtare në Ankara.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Scholz në Turqi që prej ardhjes në zyrë në dhjetor 2021, dhe bisedimet u fokusuan në luftën në Ukrainë.

Ankaraja është duke luajtur një rol ndërmjetësues dhe ka lidhje direkte me dy palët ndërluftuese.

Turqia është një aleate e vjetër ekonomike e Kievit por mbështetet gjerësisht në gazin rus dhe turistët e saj për të ardhurat.

Erdogan ka quajtur sulmin e Moskës ndaj fqinjit pro-perëndimor “të papranueshëm” por nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.

Ndërsa kancelari gjerman kishte vizituar Moskën para nsijes së luftimeve dhe ka komunikuar me Putin, edhe pse Gjermania po furnizon tashmë me armë Ukrainën.

Analisti vendas Guenter Sufert, tha se vizita e Scholz ka si objektiv të mbajë Ankaranë në krahun e saj.

“Askush nuk i kërkon Turqisë të zbatojë sanksionet por dhe nuk duhet të hapë kanale alternative për t’i anashkaluar  ato”, tha  Sufert për rrjetin AFP.

Sipas tij evropianët janë duke monitoruar nga afër mbërritjen në Stamboll të rusëve që largohen nga vendi prej konfliktit.

FOTO GALERI
2/6
Kjo është vizita e parë zyrtare e Scholz në Turqi që prej ardhjes në zyrë në dhjetor 2021, dhe bisedimet u fokusuan në luftën në Ukrainë.

Top Channel