LIVE/ Situatë e rëndë në rrethinat e Tiranës, zjarret po përhapen me shpejtësi në kodra dhe pyje. Lura vijon të digjet prej 48 orësh, 10 vatra aktive në të gjithë vendin Dhjetëra qytetarë janë vendosur para Kryeministrisë në ditën e gjashtë të protestës kundër rritjes së çmimit të ushqimeve dhe hidrokarbureve.
Veç kryeqytetit, protestat paqësore vijojnë edhe në qytete të tjera të vendit.
Paketa e Rezistencës Sociale e miratuar nga qeveria nuk është masa e duhur sipas protestuesve, pasi është anashkaluar pjesa tjetër e popullsisë.
Çdo ditë jave ata do të takohen në orën 17:00 përballë Kryeministrisë, ndërsa e shtuna do të jetë marshim kombëtar.
Kjo revoltë e qytetarëve erdhi pas rritjes së menjëhershme të çmimit të produkteve ushqimore dhe hidrokarbureve si efekt i luftës në Ukrainë.
Dy ditë më parë, Bordi Kombëtar i Menaxhimit të Hidrokarbureve vendosi që çmimi i naftës të shkonte 217 lekë për litër.
Top Channel