26/12 22:29
Më shumë se 4.000 civilë u evakuuan nga qytetet ukrainase që ndodhen në vijën e frontit të konfliktit këtë të hënë.
Zëvendës/kryeministrja Iryna Vereshchuk, nëpërmjet një videoje ka deklaruar se evakuimet u kryen përmes shtatë korridoreve humanitare.
Tre korridore të tjerë nuk qenë në gjendje të funksiononin me sukses, shtoi ajo.
Vereshchuk akuzoi forcat ruse se qëlluan kundër civilëve të evakuuar në rajonin e Kievit.
Rusia ka mohuar vazhdimisht pretendimet e Ukrainës se forcat e saj kanë qëlluar mbi civilët e evakuuar.
Të shtunën, Ukraina akuzoi forcat ruse për vrasjen e shtatë civilëve në një sulm ndaj grave dhe fëmijëve që përpiqeshin të largoheshin nga luftimet në fshatin Peremoha pranë Kievit.
Top Channel