Dhëmb për dhëmb! Ushtarët ukrainas duke lëshuar predha, përgatitet mbrojtja e Kievit!

14/03/2022 14:16

Dita e sotme në Ukrainë nisi me bisedime paqeje nga njëra anë, dhe luftime nga ana tjetër.

Të angazhuar ta mbrojnë me forcë kryeqytetin e tyre, trupat ukrainase kanë lëshuar predha mortajash ndaj forca ruse që i afroheshin fshatit Moshcun.

Pamjet e shpërndara nga ministrja ukrainase e mbrojtjes, i tregojnë ushtarët vendas në aksion.Në veri të kryeqytetit sakaq, ushtarë të tjerë hapin llogore. Një pjesë e tyre shihen duke lëvizur pjesë të sistemeve rakotore amerikane Javelin.

Andriy Moroz: Dy raketa na kanë rënë afër. Erdha këtu përmes zyrës së regjistrimit në ushtri dhe caktimit në brigadën 72. Pas katër ditësh, vëllai im dhe nipi u vranë gjatë sulmeve me raketa. Rusët kanë për ta paguar shtrenjtë këtë!

Luftimet vazhdojnë të ashpra në periferinë e Kievit kur forcat ruse janë duke e shtrënguar ngadalë darën mbi kryeqytet. Vetëm rrugët në jug të tij janë ende të hapur, thotë AFP, teksa përgatitjet vazhdojnë për një luftë :dhëmbë për dhëmbë”. Harta më e fundit e pushtimit tregon se forcat e Moskës kanë arritur të marrin disa territore, por në pjesën më të madhe të vendit, nuk kanë depërtuar.

Teksa negociatat mes palëve vazhdonin, ushtria ruse vazhdoi bombardimet në shumë qytete të Ukrainës, e një person mbeti i vrarë pasi raketat ruse goditen dhe një bllok apartamentesh në Kiev. Forcat ruse kanë dëmtuar një linjë të tensionit të lartë që lidh ish-centralin bërthamor në Çernobil me rrjetin elektrik, ka thënë kompania shtetërore e energjisë e Ukrainës. Dëmi me sa duket ka ndodhu fill pas njoftimeve të rikthimit të energjië elektrike në objektin e pushtuar nga rusët,u operatorët kërkuan t`i lejohet qasja e menjëhershme ekipit të specialistëve që mund të riparojnë dëmin.

Top Channel