Çesk Zadeja është një nga figurat kryesore dhe madhore të muzikës shqiptare.

Krijimtaria e tij shtrihet në një përmasë kohore gati 50-vjeçare; por ajo që shënjon detajin e pazakontë të veprës së tij është frymëzimi prej kulturës kombëtare. Një dokumentar për jetën dhe veprën e kompozitorit të madh do ta ndiqni sonte ne Exclusive ora 20:15.

“Kishte një buzëqeshje dhe kishte një të folur që të bënte për vete:, tha Alma Zadeja, gruaja e artistit.

E kisha në çdo moment kur kisha nevojë. Mund të them që historinë e muzikës e kam mësuar nga bisedat me të”, tha Alban Zadeja, djali i artistit.

“Ai ishte një mbi talent, ishte një njeri me gjenialitet në ato gjëra që bënte”, tha studiuesi Vasil Tole.

“Bëra një jetë të tërë me regjistrimet dhe muzikën e Çeskut. U rrita me këto edhe si dirigjent. U perfeksionova nëpërmjet kësaj muzike”, u dirigjenti shpreh Eno Koço.

Prej viteve ’50 emri i Çesk Zadesë është i lidhur ngushtësisht me historinë e muzikës shqiptare. Ai bën bashkë dy simbolet më ikonike të shqiptarëve, Himnin Kombëtar dhe Gjergj Kastrioti – Skënderbeun.

Himni i flamurit, u miratua me ligj të luhet me partiturën e Çesk Zadesë në vitin 2002; partiturë që u luajt kur erdhi në Shqipëri gjermani i madh dhe miku i shqiptarëve, Hans Ditrih Gencher.

Top Channel