Presidenti polak: Përdorimi i armëve kimike mund të nxisë ndërhyrjen e NATO-s

13/03/2022 11:47

Presidenti polak, Andrzej Duda tha se përdorimi i armëve kimike nga Rusia në Ukrainë mund ta shtyjë NATO-n të rishqyrtojë vendimin e saj për të mos ndërhyrë ushtarakisht në konflikt me Rusisë dhe Ukrainës.

I pyetur nga BBC nëse nëse mendon se presidenti Putin mund të përgatitej të përdorte armë kimike gjatë luftës në Ukrainë ai tha se nga Putin mund të pritet çdo gjë.

“Nëse po më pyesni nëse Putini mund të përdorë armë kimike, unë mendoj se Putini mund të përdorë çdo gjë tani, veçanërisht kur është në këtë situatë të vështirë. Politikisht, ai tashmë e ka humbur këtë luftë, dhe ushtarakisht, ai nuk po e fiton atë. Sigurisht, të gjithë shpresojnë se ai nuk do të guxonte ta bënte këtë,” tha Duda.

Sipas Duda-s, nëse Putin përdor armë të shkatërrimit në masë atëherë do të jetë në rrezikshme, jo vetëm për Evropën por e gjithë bota.

“Por… nëse ai përdor armë të shkatërrimit në masë, kjo do të ishte një ndryshim i lojës në të gjithë. Sigurisht, [Nato]… do të duhet të ulet në tryezë dhe ata do të duhet të mendojnë seriozisht se çfarë të bëjnë, sepse atëherë fillon të jetë e rrezikshme, jo vetëm për Evropën…, por për të gjithë botën,” shtoi presidenti polak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA