Fotot/ Luftuan me flakët në pallatin pranë “Brrylit”, Veliaj falenderon zjarrfikësit

13/03/2022 17:17

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka falenderuar ekipin zjarrfikës të cilët ndërhynë në kohë në një pallat pranë zonës së Brrylit në Tiranë ku kishte rënë zjarr.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, nuk pati lëndime. Përmes një postimi në Facebok, Veliaj thekson se zgjarrfikësit janë gjithmonë aty në shërbim të qytetarëve.

Ata janë gjithmonë aty, në shërbim të qytetarëve, sa herë jeta e dikujt është në rrezik. Faleminderit zjarrfikësve të qytetit për ndihmën e shpejtë, që i dhatë kësaj familjeje. Mirënjohje”, shkruan Veliaj.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel