Lajmëtarët e parë trokitën. Një rreze dielli shkëlqeu mes reve, mimozat çelën, ndërsa rrugicat e gurta të kalasë së Elbasanit u gjallëruan nga fëmijët. Ka ardhur pranvera…..

Dikur kështu vinte pranvera. Ka qene tradite e Elbasanit qe fëmijët të dilnin të parët të lajmëronin pranverën. Kemi dashur që fëmijëve t’ua mësojmë këtë traditë që ajo të jetojë në breza, por edhe të moshuarve t’u ngjallim nostalgjinë e asaj kohe…”, thotë drejtoresha e Kopshtit Publik 11, Elda Tabaku.

Dyert e vjetra të kalasë u zbukuruan me lule ndërsa kudo nëpër qytet ndihet era e ëmbël e ballokumes. Pranvera vjen ngadalë ndërsa çel shpresat e jetës dhe dashurisë.

Top Channel