Nga sot deri të martën një litër naftë do të kushtojë 217 lekë për litër. 

Bordi i përbashkët i qeverisë me importuesit vendosën që çmimi nga 223 lekë të jetë 6 lekë pak. Saktësisht një litër:

Diesel  217  leke

Benzine 217 leke

Gazi 93 Lekë .

Pikat e para të karburanteve në Tiranë  që e reflektuan uljen e çmimi të naftës në 217 lekë për litër ishin karburantet e komapnisë Kastrati. Më pas me radhë edhe kompanitë e tjera vendosën tabelën e re të çmimeve. Por ndërkohë edhe pas vendimit të bordit, në gjithë vendin ka ende kompani të mëdha dhe të vogla që nuk po e respektonin çmimin. Pamjet që po shikoni janë të këtyre kompanive në Durrës, Elbasan, Gjirokastër, Shkodër, Korçë e Lezhë.

Sipas vendimit të bordit të menaxhimit të karburanteve, çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detyruar të zbatojë Vendimin në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Organet shtetërore do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Normativ.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA