Mbyllet para Drejtorisë së Policisë së Tiranës protesta kundër rritjes së çmimeve në ditën e katërt të saj.

Protesta ka nisur rreth orës 11:00, ku protestuesit fillimisht u mblodhën në sheshin “Skënderbej” e më pas marshuan drejt kryeministrisë dhe drejtorisë së Policisë së Shetit.

Ata protestuan rritjet e fundit të çmimeve të naftës, gazit dhe të produkteve ushqimore. Po ashtu ata kërkuan lirimin e protestuesve të arrestuar në protestat massive të tre ditëve të shkuara.

Gjithashtu, protestuesit bënë me dije më herët se ditën e nesërme në të njëjtën orë do të zhvillohet një tjetër protestë, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen derisa kërkesat e tyre të plotësohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA