Deputeti i Lushnjës, Saimir Korreshi tha se do të kërkojë dorëheqjen e Lulëzim Bashës, duke iu bashkuar kështu listës së grupit që kërkon largimin e tij.

Deputeti i Lushnjës, Saimir Korreshi tha se do të kërkojë dorëheqjen e Lulëzim Bashës, duke iu bashkuar kështu listës së grupit që kërkon largimin e tij.

Sipas tij, Partia Demokratike duhet të bëjë fillimisht bashkimi e saj, pasi ndryshe ajo humb po të jetë e përçarë.

“Po do i kërkoj bashkë me të tjerët për një zgjidhje të situatës me demokratët. Këto zgjedhje treguan se ne humbim po të jemi të përçarë dhe duhet të kalojmë përtej çfarëdolloj gjëje për të bashkuar demokratët” – tha Korreshi.

Karreshi shtoi se duhet një bashkëpunim i demokratëve që PD të korri fitore në zgjedhjet pas 8 muajsh.

“Hapi i parë tani është bashkimi i demokratëve. Duhet të jetë përtej çfarë dalloj kushti. Kërkesa ime është të gjendet zgjidhja nga të dyja palët. Të ketë një grupim që ta çojë PD-në në fitore në zgjedhjet pas 8 muajsh. Të gjejmë një kohezion. Po nuk u bashkuan të gjithë bashkë, po nuk u bëmë një grup i vetëm, harroje që fiton  PD-ja” – tha Korreshi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA