Rritja e çmimeve, studentët nga Fakuteti i Tiranës ngrihen në protestë pasdite
11/03/2022 11:08
Studentët e Universitetit të Tiranës, kanë paralajmëruar se do të ngrihen në protestë ditën e sotme ne orën 16:30, për të kërkuar uljen e çmimeve.
Njoftimi është i ndarë në rrjetet sociale, ku kërkohet që të gjithë studentët të nisen nga universiteti i tyre dhe të marshojnë para kryeministrisë.
“Sot, ora 16:30 para Fakultetit Ekonomik bëhet nisja drejt protestës para kryeministrisë. Studentët e FHF, FGHH, FEUT, mblidhemi e nisemi së bashku”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, Universiteti Bujqësor i Tiranës, tashmë ka nisur protestat ku një grup studentësh kërkojnë uljen e çmimeve.
Top Channel