COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1041 testime, 73 qytetarë të infektuar, 1 humbje jete dhe 217 të shëruar në 24 orët e fundit

11/03/2022 17:39

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat anti COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë  janë kryer 1041 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 73 qytetarë, në këto bashki:

22 në Tiranë, 9 në Sarandë, 5 në Delvinë, nga 4 qytetarë në Vlorë, Divjakë, Durrës, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Shkodër, Krujë, Patos, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Librazhd, Gramsh, Poliçan, Kuçovë, Korçë, Dropull, Selenicë, Mallakastër, Lushnje, Shijak, Mirditë, Lezhë, Tropojë, Kukës.

Janë 974 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 39 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Shkodra 77 vjeç.

Janë shëruar 217 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,093 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Mars 2022)
Raste të reja ditore 73
Të shëruar në 24 orë 217
Të shtruar në spitale 39
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1041

Testime totale 1,758,227
Raste pozitive 272,552
Raste të shëruara 268,093
Raste Aktive 974
Humbje jete 3,485

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 288
Fier 183
Lezhë 137
Kukës 91
Shkodër 85
Vlorë 69
Elbasan 40
Korçë 23
Gjirokastër 22
Berat 17
Durrës 16
Dibër 3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA