Menaxheri i Hernandezit, kundër Lothar Matthäus: Ndër më të mirët në këtë rol, Bayerni e vlerëson

11/03/2022 16:12

Lucas Hernández ka marrë shumë kritika që kur mbërriti te Bayerni.

Një nga më të fundit vjen nga Lothar Matthäus, legjende e skuadrës bavareze, i cili pretendon se “ai bën gjithmonë shumë faulle” dhe se “shpesh është shumë i ngadaltë në duele”. Përveç kësaj, ai tha se Lucas, ashtu si Upamecano “nuk lënë përshtypjen më të mirë” dhe se është paguar shumë për ta.

Manuel García Quilón, përfaqësuesi ligjor i Hernándezit, nuk pajtohet me të. Duke folur për “SPORT1”, deklaroi: “Matthäus ishte një lojtar i madh. Unë e respektoj mendimin e tij për Lucasin, por nuk jam dakord me të. Lucas është pa dyshim një nga lojtarët më të mirë në pozicionin e tij, për mua një nga të dy ose tre qendërmbrojtësit më të mirë në Botë. Performanca e tij është e mrekullueshme dhe Bayerni është shumë I kënaqur me të.”

Pyetjes nëse klienti i tij do të rinovonte me klubin bavarez (ai ka kontratë deri në vitin 2024), ai siguroi se Bayerni është “një nga skuadrat më të mira në botë”, kështu që askush nuk mund ta pengojë Hernadezin të qëndrojë në Mynih.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA