Biden: Ukraina “kurrë” s’do jetë një fitore për Putin

11/03/2022 08:40

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden shprehu vendosmërinë e SHBA-ve për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus. Kreu i Shtëpisë së Barhdë theksoi se Ukraina “kurrën e kurrës” nuk do të jetë një fitore për presidentin rus Vladimir Putin.

Kjo deklaratë erdhi përpara bisedimeve me liderin kolumbian Ivan Duque në Shtëpinë e Bardhë, raporton Zëri i Amerikës.

“Ukraina nuk do të jetë kurrë një fitore për Putinin”, theksoi presidenti amerikan.

Biden beson se SHBA-të dhe qytetarët e botës do të vazhdojnë të mbështesin popullin ukrainas.

Ai kujtoi se deri më sot, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë tashmë një miliard dollarë për të ndihmuar Ukrainën në fushën e sigurisë.

“Dhe dërgesat e reja të pajisjeve të mbrojtjes po shkojnë atje tani”, tha presidenti amerikan.

Biden shtoi se sanksionet ekonomike të vendosura nga Shtetet e Bashkuara “po minojnë ekonominë ruse dhe rubla tashmë ka humbur gjysmën e vlerës së saj”.

Top Channel