“14 miliardë dollarë”/ Senati amerikan miraton paketën e ndihmës për Ukrainën

11/03/2022 08:25

Senati amerikan ka miratuar me shumicë dërrmuese një paketë për të ofruar 13.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën. Institucioni e dërgoi projektligjin në Shtëpinë e Bardhë për nënshkrimin e Presidentit Joe Biden.

Dispozita është pjesë e një projektligji më të madh të shpenzimeve të qeverisë.

Ajo u miratua pasi demokratët në pushtet hoqën fondet për lehtësimin e COVID-it.

Kjo, për shkak të rezistencës nga përfaqësuesit republikanë.

Ne po u japim ukrainasve miliarda për ushqim, ilaçe, strehim dhe mbështetje për mbi dy milionë refugjatë që u është dashur të largohen nga Ukraina, si dhe financime për transferimin e armëve si Javelins dhe Stingers”, u shpreh përpara votimit kreu i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer.

Top Channel