Skënderbeu, shansi i fundit/ Largohet Memelli, vjen Gega. Por ish kampionët drejt rënies nga superiorja

10/03/2022 20:12

Pas një viti, një muaji dhe një jave, Migen Memelli ka vendosur të tërhiqet nga drejtimi i skuadrës së Skënderbeut pas një situate aspak të mirë për skuadrën korçare e cila ndodhet në fund të klasifikimit të Abissnet Superiores me 3 fitore, 8 barazime dhe 13 humbje pas 24 javësh kampionat.

Migen Memelli: Një vendim tërësisht i imi, vendosa të largohem sa nuk është shumë vonë, për të mos ju bërë barrë skuadrës dhe lojtarëve që të kenë mundësi të ndryshojnë fytyrë në pankinë.

Nuk ka kohë për të humbur dhe këtë gjë e di mjaft mirë presidenti i korçarëve Ardian Takaj,  që duke shfrytëzuar miqësinë e tij me Skënder Gegën e ka prezantuar atë që ditën e enjte.

Ardjan Takaj: Në këtë situatë të vështirë që jemi nuk është e thjesht për të bindur një trajner  por me Gegën kemi miqësi dhe besoj do t’ja dalim, duke shpresuar që të kemi edhe fatin me vete.

Tekniku i cili shpalli kampion Partizanin, thekson besimin e tij për të siguruar mbijetesën në këtë sezon.

Skënder Gega: Duke parë pozicionin ku ndodhet skuadra duket qartë që ka probleme. Mendoj që duke patur besim tek njëri-tjetri do t’ja dalim të arrijmë objektivat.

Ndërkohë që problematika më e madhe e situatës së Skënderbeut veç të tjerave është edhe rëndesa në aspektin e motivimit sipas presidentit që vjen nga dënimi 10-vjeçarë, por që Takaj beson se do të ketë amnisti.

Ardian Takaj: Shpresoj ende që do të kemi një falje për vendimin e UEFA-s, një dënim që do të dëmtonte çdo klub edhe më të madh futbolli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA