Protesta për rritjen e çmimeve/ Bumçi në “Open”: Qytetarët të bllokojnë rrugët deri sa të zgjidhet problemi

10/03/2022 21:44

Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, i ftuar në emisionin “Open”, bëri thirrje që protestat të vazhdojnë dhe që qytetarët të bllokojnë rrugët e kryeministrinë, deri në një zgjidhje të problemit.

Ai gjithashtu tha se e keqja në të gjithë këtë pjesë, është fakti që kur paguajmë karburantin 55% e çmimit shkojnë për taksa.

Aldo Bumçi: Protesta do e trondisë Ramën, njerëzit të bllokojnë rrugët. Problemi janë taksat e qeverisë. Kemi qenë një nga 10 vendet me çmimin e naftës më të shtrenjtë në botë. 55% të çmimit të saj ne e paguajmë taksë. Norma e fitimit nuk është e madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA