Në ditën e dytë të protestës, bllokohet hyrje-dalja e Durrësit te stacioni i trenit.  Qytetarë të shumtë po protestojnë kundër ngritjes së çmimeve.

Protestuesit bllokojnë qarkullimin edhe në aksin që lidh unazën e qytetit me hyrjen e Durrësit. Protestues të tjerë dhe te Ura e Dajlanit.

Protestat po zhvillohen edhe në shumë qytete të tjera të vendit pasi, çmimet e karburanteve vazhdojnë të thyejnë rekorde.

Të mërkurën, shifra arriti në 260 lekë/litri, ndërsa të gjitha produktet e shportës po ashtu janë shtrenjtuar në tre muajt e fundit.

Top Channel