Raporti i Partisë Demokratike që doli nga hetimi parlamentar për tre inceneratorët mori vetëm 27 vota në parlament.
Por ky votim tregon se zgjedhjet e 6 marsit jo vetëm që i lëkundën themelet Lulzim Bashës në krye të partisë, por përgjysmuan dhe grupin e tij parlamentar.
Basha kishte me vete pas zgjedhjeve të 25 prillit 53 deputetë të dalë nga listat e PD, plus 6 deputetë nga aleatët, bëjnë 59, ndërsa raportin e Bashës dhe Tabakut e votuan të enjten vetëm gjysma e tyre 27.
I vetmi ngushëllim i Bashës është se grupi i mbetur është besnik në ditën e tij më të vështirë dhe se problemet brenda PD, i përkasin të shkuarës, pasi 26 rebelet e rinj, nuk do të jenë në listat e zgjedhjeve të ardhshme politike.
Basha dhe Tabaku edhe në fjalën e tyre në parlament para votimit insistuan se tre inceneratorët janë një aferë korruptive.
Basha: E vërteta është kjo, janë mbledhur 3 shokë, kanë shkuar tek Edi Rama dhe i kanë thënë është ky biznesi i plehrave dhe është me përfitim, si t’ia bëjmë, po i ka thënë ai, ecni.
Tabaku: Shkelje e ligjit përsa i përket procedurave të prokurimit publik dhe të koncesioneve në dhënien e të treja kontratave. Në një mënyrë ose tjetër, të treja kontratat janë në shkelje të ligjit, e Elbasanit është nul dhe nuk ka asnjë bazë ligjore, e Fierit dhe e Tiranës në shkelje të procedurave. ligjore, e Fierit dhe e Tiranës në shkelje të procedurave.
Ndërsa për kreun e grupit parlamentar socialiste Taulant Balla ky komision nuk prodhoi asgjë.
Balla: Do mbahet mend Komisioni Hetimor Duam Plehrat tona. Ju ngritët një komision ku kërkoni “na ktheni plehrat, nuk rrimë dot pa plehra”, natyrshëm ajo shprehja u mbars mali dhe polli një mi është dhe tek raporti.
Top Channel