Elon Musk mirëpret fëmijën e dytë me Grimes megjithë pretendimet e ndarjes (fotot)

10/03/2022 16:04

Këngëtarja e grupit Genesis, Grimes ka thënë në një intervistë me revistën ‘Vanity Fair’ se ajo dhe pronari i SpaceX, Elon Musk “kanë mirëpritur” një vajzë së bashku megjithë pretendimet e “ndarjes” në fund të vitit të kaluar.

50 vjeçari miliarder themelues i grupit hapësinor SpaceX, dhe muzikantja  34 vjeçare janë tashmë prindër të vajzës së porsalindur dhe djalit të tyre të quajtur X Æ A-Xii.

Grimes tha në intervistë se familja e saj ‘ishte rritur’ teksa e bija kishte nisur të qante nga dhoma e sipërme gjatë intervistës.

Ajo nuk tregoi emrin e të bijës në intervistë por tregoi se të porsalindurën e quajnë “Y’.

Emri “Y” i përshtatet stilit të birit të tyre, të cilin e thërresin “X”.

Grimes shpjegonte se “Y” kishte lindur në dhjetor 2021 me një nënë surrogate.

Zhvillimi vjen disa muaj pasi çifti thane se janë ndarë.

Elon kishte konfirmuar më parë në shtator se ai dhe Grimes ishin “gjysmë të ndarë”  por mbeteshin në terma miqësorë.

Elon kishte thënë: “Është puna ime me SpaceX e Tesla që më detyron të jem kryesisht në Texas, kurse ajo me punën e saj duhet të jetë kryesisht në Los Angeles.

“Ajo tani po qëndron me beben X në dhomën këtu ngjitur.”

Por çifti nuk janë parë më bashkë në publik që prej njoftimit.

Grimes thoshte për revistën Vanity Fair: “Edhe mund t’i referohesha atij si ‘i dashuri im’ por ne jemi shumë të ndryshueshëm, jetojmë në shtëpi të ndara. Jemi miq dhe shihemi shpesh”.

Çifti kishin thënë se deshironin fëmjë të tjerë, duke përmendur për revistën Vanity Fair se donin “tre apo katër.”

Elon ka qenë më parë i martuar me autoren Justine Wilson, me të cilën ka pesë djem: binjakët 18-vjeçarë Griffin, Xavier, 18 vjeç, dhe trinjakët Damian, Saxon e Kai, 16 vjeç.

Ai ka qenë gjithashtu i martuar me aktoren Talulah Riley, me të cilën u martua në 2010 por u divorcua në 2012.

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA