Banorët e fshatit Pojan protestojnë para OSHEE për mungesën e energjisë elektrike
10/03/2022 20:20
Dhjetëra banorë të fshatit Pojan të Maliqit protestojnë para zyrave te OSHEE-së shkak është bërë mungesa e herëpashershme e energjisë elektrike në pjesën më të madhe të fshatrave të NJA Pojan. Sipas banorëve ky problem vjen pasi linjat e tensionit të ulët janë të amortizuara.
Vetëm pak ditë më parë rrëzimi i disa shtyllave të tensionit të mesëm dhe të lartë ka lënë për 4 ditë pa energji këto fshatra. Prej 7 ditësh sipas tyre çdo natë pas orës 18:00 deri në orën 24:00 fshati Pojan me rreth 6000 banore mbete pa energji elektrike.
Mungesa e energjisë elektrike në këtë fshat sipas banorëve ka dëmtuar edhe biznesin e kësaj zone. Deri tani mësohet se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga zyrat e OSHEE-së.
Top Channel