Protestë për rritjen e çmimeve/ Qytetarët bllokojnë hyrjen e Shkodrës
09/03/2022 13:12
Hyrja e qytetit të Shkodrës u bllokua, pasi një pjesë e qytetarëve protestuan kundër rritjes së çmimeve.
Një grup të rinjsh, nuk lejuan lëvizjen e automjeteve në urën e “Bahçallëkut” duke protestuar për rritjen e çmimeve të shportës ushqimore dhe naftës.
Të rinjtë bëjnë thirrje qytetarëve për protesta të tjera dhe për reagime me të forta. Me ndërhyrjen e policisë, qarkullimi vijoi normalisht.
Vijon…
Top Channel