Kujdestarja shpenzon mijëra paundë të vjedhura nga e moshuara me sëmundjen e Parkinson për të cilën kujdesej (fotot)

09/03/2022 17:14

Vjedhësja ishte duke u kujdesur për gruan e moshuar me sëmundjen degjenerative të Parkinson, por shpenzonte paratë e saj pa kriter në rrjete si Amazon e eBay duke futur gjithnjë e më shumë në borxh me bankën personin për të cilën kujdesej.

32 vjeçarja egoiste Nicola Brimage ksihte marrë më shumë se 6,000 paundë nga llogria e gruas 78-vjeçare me Parkinson, duke e lënë pensionisten të shokuar dhe në overdraft me bankën, shkruante e përditshmja Liverpool Echo reports.

Brimage shpenzonte paratë për objekte zbavitjeje në Amazon, eBay e PayPal, duke përdorur më shumë se 300 here emrin dhe të dhënat e saj dhe te të moshuarës për blerjet.

Në seancën gjyqësore dje në Liverpool, Brimage ankohej se “nuk mund të ndalonte ” valën e fiksuar të shpenzimeve.

Kur në gjykatë u lexua deklarata e viktimës,  Brimage nisi të përlotej.

Prokurori Paul Blasbery, tha: “Viktima i kishte dhënë shumë besim Nicolas. Ajo e respektonte dhe e pëlqente prej shërbimit që i kishte bërë. Kur zbuloi se Nicola i kishte vjedhur gjithë këto para ajo u shokua”.

“Ajo mendonte se mund të kishte besim te Nicola dhe kujdestarët e tjerë. Gruaja tha se i kishte dhënë një herë hua Nicolas 50 paundë kur ajo i kishte thënë se i ishin mbaruar paratë, por ajo përsëri përfitoi prej dobësisë së saj”.

Në gjykatë u tha se Brimage ndihmonte viktimën të bënte pazarin dhe të tërhiqte para me kartën e automatit, edhe pse kjo e fudit është kundër rregullave të agjencisë së kujdesit për të cilën Brimage punonte.

Vjedhjet kishin ndodhur mes shkurtit 2021 korrikut 2021, dhe u ekspozuan kur banka kontaktoi me gruan për t’i thënë se llogaria e saj kishte kaluar në overdraft nga blerjet dhe tërheqjet.

Zyrtarët që hetonin krimin thanë se kujdestarja e të moshuarës kishte përdorur emrin e vet në blerjet që arrinin në 5,948.50 paundë.

Prokuroria tha se artikujt e blerë nga Brimage nuk ishin asnjëri”sende esenciale jetese” por “aparate të përgjithshme shtëpie dhe sende luksi”.

Brimage nuk kishte dënime të mëparshme.

Avokati i mbrojtjes Ben Berkson, tha: “Asgjë që unë do të them nuk mund të justifikojë krimin gjakftohtë që është kryer, por Brimage është një vajzë e re që ka shpenzuar shumë kohë duke u kujdesur për më të dobëtit dhe në kohën e krimeve ishte në një periudhë të ulët personale e psikologjike”.

Mbrojtja shtoi se Brimage kishte vuajtur nga dhuna e një ish-partneri dhe më pas ishte diagnostikuar me ankth e depresion.

Gjykatësi Michael Blakey dënoi Brimage me 12 muaj burg, të pezulluara, si dhe 80 orë punë të papaguar dhe një program 15-ditor rehabilitimi.

FOTO GALERI
1/4
Vjedhësja ishte duke u kujdesur për gruan e moshuar me sëmundjen degjenerative të Parkinson

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA