Kryeministri holandez: E pamundur që BE të shkëputet plotësisht nga nafta dhe gazi rus

09/03/2022 16:57

Kryeministri holandez Mark Rutte këtë të mërkurë është shprehur se Bashkimi Evropian e ka të pamundur të shkëpusë plotësisht furnizimin me naftë dhe gaz nga Rusia.

Ne duhet të diskutojmë dobësitë që kemi në lidhje me varësinë tonë nga nafta dhe gazi rus. Unë do të sugjeroja që mos të ndërpritet plotësisht furnizimi me naftë dhe gaz nga Rusia”, deklaroi Rutte këtë të mërkurë gjatë një konference të përbashkët për median me homologun e tij francez në Paris.

Ai theksoi se Evropa ka shumë nevojë për naftën dhe gazin rus, duke e konsideruar këtë si një “të vërtetë të dhimbshme”.

Ditën e martë, BE-ja njoftoi se po mendonte të kufizonte importet e gazit rus me dy të tretat këtë vit dhe për të shmangur plotësisht deri në vitin 2030, furnizimin me naftë dhe gaz rus.

Rutte shtoi se sanksionet e bllokut kundër Rusisë janë orientuar drejt udhëheqjes ruse dhe jo qytetarëve të vendit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA