Kremlini: SHBA, luftë ekonomike Rusisë! BE- shkëputja nga gazi rus, para 2030-tës

09/03/2022 17:54

Shtetet e Bashkuara i kanë shpallur luftë ekonomike Rusisë dhe Moska do të mendojë seriozisht si të veprojë, ky ishte reagimi i Kremlinit pas vendimit të presidentit amerikan, Joe Biden për të vendosur embargo mbi naftën ruse dhe importe tjera të energjisë.

Zëdhënësi i Putinit,  Dmitry Peskov, theksoi se Rusia ka qenë dhe do të mbetet furnizuese e besueshme e energjisë. Por Perëndimi, po e bën situatën shumë të vështirë, u shpreh ai.

“Situata kërkon një analizë më të thellë pas hapit të ndërmarrë nga presidenti Biden. Nëse më pyesni se çfarë do të bëjë Rusia, edhe unë ju them se do të bëjë cdo gjë që do të jetë e nevojshme për të mbrojtur interesat e saj”, tha Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit .

Bashkimi Europian gjithashtu po kërkon mënyrat për t`u çliruar prej varësisë nga gazi rus. Me ritme të përshpejtuara po punohet tani për planet e shtimit të energjisë së rigjenerueshme dhe për lidhje vende të tjera furnizuese. Shtetet e Bashkuara e vendosën prereazi embargon ndaj naftës ruse. Por blloku Europian, që 40% të furnizimit me energjie e ka nga Rusia, po bën plane afatmesme.

Burime në Bruksel thonë se përpara 2030-s, BE-ja duhet të bëhet e pavarur prej lëndëve djegëse fosile nga Rusia dhe bashkarisht të zhvillojë burime energjie të sigurta, me kosto të favorshme dhe të qëndrueshme. Një ditë më parë, Putin nënshkroi një dekret që ndalon eksportin e disa lëndëve të para. Në këtë dekret është thënë se qëllimi i vendimit është të “garantojë sigurinë e Federatës Ruse dhe funksionimin e pandërprerë të industrisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA