Gjendet në ujërat e Antarktikës anija e shumë-kërkuar e eksploratorit Shackleton, fundosur në 1915 (fotot)

09/03/2022 18:08

Grupet e ekspeditës kanë lokalizuar rrënojën e anijes së famshme që u fundos në detin Weddell në 1915, shkruanin sot mediat britanike.

Zyrtarët kanë njoftuar se ka përfunduar me sukses “kërkimi më sfidues në botë i një rrënoje anijeje” siç ishte ajo e eksploratorit britanik Ernest Shackleton ‘Endurance’, e humbur më shumë se një shekull më parë në ujërat e Antarktikës.

Rrënoja u gjet 3,008 metra nën sipërfaqen e asaj që Shackleton kishte quajtur “pjesa më e keqe detare e botës”. Rrënoja ishte zbuluar të shtunën, në përvjetorin e 100-të të funeralit të Shackleton, tha qendra detare e ishujve Falklands pranë Argjentinës.

Ekspedita e suksesshme ‘Endurance22’ ishte nisur një muaj më parë nga Cape Town në Afrikën e Jugut, tha Dr John Shears, gjeografi i vjetër që e drejtonte.

“Kemi shkruar historinë me zbulimin e Endurance, duke kompletuar një nga kërkimet më sfiduese të botës.

Në majë të trupit të anijes së fundosur shihej emri i saj i famshëm, ndoshta i ruajtur nga ujërat e akullt prej organizmave dru-ngrënëse.

Endurance raportohej se u gjet pranë brigjeve të Antarktikës, rreth katër milje larg pozicionit të regjistruar për herë të fundit nga kapiteni i saj Frank Worsley.

Ajo nuk ishte parë që kur u përplas nga akujt dhe u fundor në detin Weddell në nëntor 1915.

Drektori i ekspeditës Mensun Bound, tha se pamjet tregonin se anija 45 metra e gjatë dukej me trup të paprekur.

“Jemi të kënaqur me fatin që lokalizuam dhe morëm pamjet e Endurance. Është anija më e bukur e drurit që kam parë. Rrënoja qëndron drejt e krenare në fundin e detit, në një gjendje të mrekullueshme prezervimi,” tha ai.

Vendi i mbytjes së Endurance u shpall monument historik me një traktat të vitit 1959.

Ekspedita e zbulimit përbëhej nga 64 njerëz dhe 46 vetë ekuipazh i anijes SA Agulhas II. Misioni me kosto rreth $10 milionë u financua nga një donator anonim. Një tentativë e ngjashme tre vjet më parë përfundoi në dështim.

Shackleton njihet që humbi anijen e tij por kishte arritur të shpëtonte ekuipazhin. Ai ishte nisur nga ishulli South Georgia në Atlantik, në dhjetor 1914 me 27 nejrëz, për të arritur në Polin e Jugut dhe të kalonte në anën tjetër të kontinentit.

Por në fillim të janarit anija u bllokua në akull dhe ekuipazhi e braktisi atë, duke marrë ushqimet dhe rezervat e tjera të anijes, sipas historise.

Shackleton dhe ekuipazhi i tij raportohet se mbijetuan në akull për pesë muaj para se të arrinin me barkat e tyre në ishullin Elefant.

Nga aty Shackleton, Worsley dhe katër të tjerë lundruan drejt Georgia ku organizuan kthimin për të shpëtuar pjesën tjetër të ekuipazhit .

Misioni i zbulimit të anijes së Shackleton, Endurance22 ka kryer gjithashtu kërkime të rëndësishme shkencore tha Shears.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA