Franca do marrë përsipër strehimin e 10 mijë refugjatëve ukrainës.  

Lajmi u dha nga zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Attal, i cili tha se këshilli kombëtar francez i mbrojtjes ka aktivizuar një njësi ndërministrore për të përgatitur dhe koordinuar ardhjen e refugjatëve ukrainas në Francë.

Ministrja franceze Marlene Schiappa tha se 5000 ukrainas kanë mbërritur tashmë në Francë. Ajo tregoi se është krijuar një faqe interneti për francezët ku mund të shkruajnë nëse dëshirojnë të dalin vullnetarë për të pritur familjet ukrainase që ikin nga lufta.

Sot, asgjë nuk tregon një fund të shpejtë të kësaj lufte tragjike. Bombardimet dhe manovrat ushtarake ruse, mund të forcohen shumë gjatë ditëve dhe javëve në vijim”, tha Attal.

Sipas saj, shqetësimi ynë është padyshim në nivelet e tij më të larta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA