Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka bërë me dije se Bashkimi Europian ka shtuar sanksionet ndaj Rusisë, si ndëshkim për luftën ndaj Ukrainës.
Përmes një postimi në “Twitter”, Borrell shkruan se janë futur në listën e zezë 160 oligarkë rusë, anëtarë të Këshillit të Federatës ruse. Sanksione do të ketë në sektorin bankar si dhe do të goditet sektori bankar.
“Ne po forcojmë më tej rrjetën e sanksioneve në përgjigje të agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës. Rendisim 160 individë: oligarkë, anëtarë të Këshillit të Federatës Ruse, sektori bankar i Bjellorusisë, eksporti i teknologjisë së lundrimit detar në Rusi dhe shtimi i kripto-aseteve”.
We are further tightening the net of sanctions responding to Russia’s military aggression against Ukraine
•Listing 160 individuals: oligarchs, Russian Federation Council members
•Belarus banking sector
•Export of maritime navigation technology to Russia
•adding crypto-assets— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) March 9, 2022
Top Channel