SHBA ka pranuar deri më tani rreth 700 refugjatë nga Ukraina

08/03/2022 17:21

Nga rreth 6500 refugjatë që janë pranuar në SHBA nga tetori deri në shkurt, 692 prej tyre ishin nga Ukraina.

Shoqatat e emigrantëve i kanë kërkuar administratës së presidentit amerikan Joe Biden të lehtësojë rregullat për marrjen e ukrainasve në Shtetet e Bashkuara, pasi numri i personave që po largohen nga Ukraina po shkon në dy milionë.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken i tha CNN-it të dielën se SHBA është e gatshme të pranojë refugjatë.

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të bërë gjithçka që mundemi, para së gjithash, për të mbështetur vendet që mbajnë barrën e menjëhershme të pranimit të ukrainasve dhe më pas, sipas rastit, nëse njerëzit kërkojnë statusin e refugjatit në Shtetet e Bashkuara, sigurisht, që ne do ta shikojmë edhe këtë dhe do të veprojmë për t’i dhënë zgjidhje”, tha ai.

Shumica e njerëzve që ikin nga Ukraina kanë mbërritur në Poloni.

Top Channel