Mediat greke nuk raportuan se familja e vrarë ishte shqiptare, gazetari: Tendencioze

08/03/2022 19:25

Ekonomisti Shpëtim Zinxhiria tregoi në “Shqipëria Live” se mediat greke nuk e raportuan se familja e vrarë ishte shqiptare.

Ajo që është shqetësuese, nëse këtu në Greqi ndodhin 60 vjedhje ose 3 vrasje pa u identifikuar autori është shqiptar.Kemi familje shqiptare të konfirmuar. Pse nuk e jep?”, u shpreh Zinxhiria.

Ai pohoi se kjo gjë konsiderohet ironike nga mediat greke, pasi nuk e deklaruan dhe vazhdojnë të mos e deklarojnë që familja është shqiptare.

Vrasja e 4 anëtarëve të familjes nga Shqipëria tronditi mbarë opinionin duke u konsideruar si një krim makabër.

Viktimat ishin prindërit dhe fëmijët e mitur të vrarë nga pronari i shtëpisë ku ata jetonin.

Tashmë autori është arrestuar, ndërsa prokuroria po meret me zbardhjen e detajeve të ngjarjes.

Top Channel