“Lamë gjithë jetën pas”. Gratë ukrainase tregojnë përjetimet e tyre pas pushtimit rus

08/03/2022 19:50

Me dhjetra civilë u larguan nga Sumy një qytet i rrethuar ukrainas, përmes një korridori humanitar të hapur nga Rusia të martën

Eksodi nga Sumy, ku 21 persona u vranë në sulmet ajrore ruse të hënën vonë, po ndodh pavarësisht se Kievi e quajti ofertën e rinovuar të Moskës për rrugët e evakuimit nga disa qytete si një marifet për ti cuar civilët në Rusi ose aleatin e saj Bjellorusi.

Me çanta ku kanë futur ç’të munden, disa nga gratë ukrainase kanë treguar dhimbjen për atë që po përjetojnë.
Anastasia Kazankina, nga Kievi, tha se tashmë ajo nuk ka më një ide të qartë për të nesërmen.

“Ne humbëm jetën tonë, sigurinë tonë, nuk mund të planifikojmë asnjë të ardhme sepse nuk e dimë se çfarë do të sjellë e nesërmja. Është shumë stresuese kjo që po ndodh tani, kjo është gjithçka që mund të them.”
Ndërsa Natalia Nikolaeva, ishte e mërzitur sepse la nënën e saj pas:

“Mamaja ime… Ajo nuk donte të largohej. Ne u përpoqëm ta bindnim se kjo është më e mira në mënyra të ndryshme, por ajo nuk donte të ikte. Ajo qëndroi pas dhe kjo është gjëja më e vështirë për mua .”
Lufta ka shkaktuar krizën më të madhe të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, me më shumë se dy milionë njerëz që kanë kaluar kufijtë e Ukrainës, sipas Kombeve të Bashkuara.
OKB-ja gjithashtu bëri thirrje që të evakuuarit të lejohen të largohen në cilindo drejtim që ata zgjedhin, pas skenave të tmerrshme në të cilat civilët janë bombarduar ndërsa përpiqeshin të arratiseshin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA