Jeta ekstravagante e ‘spiunes’ joshëse ruse Anna Chapman që kërkonte të hidhte në erë luftanijet britanike (fotot)

08/03/2022 17:00

Ish-super-spiunia tërheqëse ruse Anna Chapman u arrestua në SHBA në 2010, në një prej operacioneve më të mëdha anti-spiunazh të historisë, por prej atëherë është bërë e famshme në vendin e saj si prezantuese apo modele veshjesh të brendshme.

40 vjeçarja ishte në faqet e para të gazetave në 2010 kur u denoncua si agjente “e fjetur” në SHBA pas hetimeve të FBI.

Pas arrestimit ajo u deportua në Rusi në kuadër të një operacioni të këmbimit të agjentëve rusë e amerikanë, por flokëkuqja  joshëse ka vijuar aktivitetin e saj që prej modelimit në pasarelë deri te promovimi i Rusisë dhe Vladimir Putin në rrjetet sociale.

Kohët e fundit ajo ka folur në mbështetje të bashkëatdhetarëve të saj gjatë operacionit të pushtimit të Ukrainës.

Duke ilustruar një foto me një fustan të kuq zbulues, ajo shkruante: “Nuk kam parë kurrë një valë të tillë patriotësh të guximshëm”.

Anna kishte arritur të fitonte rezidencën në SHBA pasi kishte qytetarinë britanike prej martesës me Alex Chapman.

Çifti ishin njohur në një koncert në Londër  në 2001, për t’u martuar një vit më vonë dhe për t’u diovorcuar në 2006.

Pas arrestimit të saj në 2010 bashkëshorti Alex tha se “nuk habitej”, duke shtuar se babai i saj Vasily Kushchenko kishte qenë zyrtar i lartë në KGB.

Duke kujtuar herën e parë që ishte takuar me Vasily gjatë muajit të mjaltit të çiftit në Zimbabve – ku ish-vjehrri i tij punonte si diplomat – Alex tha për The Telegraph: “Ai nuk i kishte besë asnjeriu. Më pyeti përse kisha zgjedhur një nuse ruse dhe se çfarë kërkojë në Rusi. Unë i thashë se nuk doja asgjë por ai nuk bindej.”

Rrjedhimisht Anna pranoi akuzat e komplotit për të vepruar si agjente e një qeverie të huaj për të kryer detyra në SHBA për llogari të Federatës Ruse.

Të 10 agjentët ‘e fjetur’ rusë u këmbyen me katër rusë të kapur duke spiunuar për SHBA, mes të cilëve dhe Sergei Skripal që punonte si agjent i dyfishtë për Britaninë, dhe u tentua të helmohej në Salisbury në 2018.

Megjithse shumica e ish-agjentëve sovjetikë qëndrojnë jashtë vëmendjes televizive pas arrestimeve, Anna u bë shpejt e njohur në televizionet dhe revistat ruse.

Nga viti 2011 ajo ka prezantuar programin rus  “Sekretet e Botës” dhe ka qenë redaktore e revistës  Venture Business News.

Anna është shfaqur dhe në kopertinën e edicionit rus të revistës Maxim në të brendshme, dhe është përfshirë në listën e 100 grave më seksi.

Në 2018, mes konfliktit në Siri, Anna i bënte thirrje Putin të hidhte në erë luftanjet britanike: “Zoti na shpëtoftë por nëse ka një konflikt të hapur Rusi SHBA, sulmi ynë nuk duhet të drejtohet vetëm ndaj amerikanëve por dhe ndaj luftanijeve britanike”.

“Nëse diçka e pakëndshme u ndodh atyre si për shembull të bien në fund të detit, aristokracia britanike do të kthehej me këmbë në tokë shumë shpejt”, tha ajo.

FOTO GALERI
3/7
Pas arrestimit ajo u deportua në Rusi në kuadër të një operacioni të këmbimit të agjentëve rusë e amerikanë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA